Publikohen rezultatet: Kaq futbollistë të Juventusit janë të prekur me kronavirus

Një ditë pas rezultimit pozitiv me Koronavirus të Paulo Dybalas dhe bashkëjetueses së tij, në shtëpinë e Juventusit vjen një lajm i mirë.

Klubi bardhezi ka mësuar rezultatet e të gjithë futbollistëve dhe të punëtorëve të tjerë.

Sipas të cilave të prekur me Koronavirusi janë vetë tre: Daniele Rugani (i pari i zbuluar), Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Emrat e sipërpërmendur do të qëndrojnë në izolim të plotë dhe në monitorim të rreptë derisa të shërohen dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.

Kujtojmë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Itali kanë ndërruar jetë afro 800 persona, nga ky virus.