PSG – Klopp: Vijnë bisedimet mes palëve

Skuadra PSG raportohet se ka biseduar me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Siç shkruan ‘Le10sport’, drejtori sportiv i ekipit francez, Leonardo, mes tij dhe trajnerit të Liverpoolit ka pasur bisedime për 1 orë, përcjellë Gazeta Olle.

Tutje raportohet se trajneri i Liverpoolit ia ka bërë të ditur Leonardos se është i lumtur në Anfield Road dhe nuk e ka ndërmend largimin momentalisht.

Kloppi nuk është i vetmi që mund ta zëvendësojë Thomas Tuchelin te PSG-ja.

Njëri nga kandidatët është edhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është i lirë./Gazeta Olle