PSG e nis me trofe (VIDEO)

Kampioni i Francës, PSG e ka nisur me trofe edicionin e ri 2015/16, pasi në finale të Superkupës së Francës ka mposhtur Lyonin me rezultat 2:0.

PSG ka qenë skuadër dominuese gjatë tërë takimit, duke treguar forcën e saj që në pjesën e parë të takimit.

Të dy golat u shënuan pikërisht në pjesën e parë, nga Aurier 11’ dhe sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani 17’.

Ky është një start i mirë për PSG’në para fillimit të edicionit të ri në Ligue 1. /Express