PSG – Barcelona, ndeshje e veçantë për yllin e Barcelonës

 

Barcelona të mërkurën do të jetë mysafire e PSG-s, në takimin çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për mbrojtësin e Barçës, Gerrard Pique.

Ai do të bëjë 300 ndeshje në fanellën e Barcelonës.

“Jam rritur në fermë, duke ëndërruar, që një ditë të veshi fanellën e Barcelonës, prandaj e kuptoj se çka do të thotë të veshës këtë fanellë në 300 ndeshje”, tha Pique për ‘El Mundo Deportivo’.

Nga të gjitha këto takime, ai veçon golin në fitoren 2:6 ndaj Real Madridit. (Gazeta Olle)