Pse s’po ka presion Arbnor Morina?

Trajneri i Besës së Pejës, Arbnor Morina po vazhdon sukseset me këtë ekip. Pas fitores së sotme ndaj Istogut, skuadra e tij ndodhet e dyta me 41 pikë, gjashtë më pak se lideri Feronikeli.

“E kam thënë edhe javën e kaluar se kemi lëndime të shumta. Sot, bankën rezervë e kemi pasur komplet me juniorë. Ne fituam më meritë dhe po bëjmë lojë te mirë. Nuk jemi të ngarkuar për titull. Nuk e kemi atë presion”, ka thënë pas ndeshjes për ‘Supersport Kosova’, Arbnor Morina.