Pse nuk po luan Kastriot Rexha?

Njëri prej sulmuesve më të mirë në kampionatin tonë, Kastriot Rexha, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë kampionat.

Sulmuesi shtatlartë i ka lënduar ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë një periudhë pak më të gjatë.

“Kam lënduar ligamentet e gjurit dhe për këtë sezon nuk do të paraqite”, ka thënë Rexha për Gazetaolle.com.

Golat e sulmuesit janë duke i munguar Besës, por edhe Superligës, kur dihet që Rexha është ndër më të spikaturit ndër vite. /Olle/