Pse ndeshjet filluan me 15 minuta vonesë në Serie A?

Të gjitha ndeshjet e Serie A të zhvilluara të dielën kanë filluar me 15 minuta vonesë.

Arsyeja pse këto ndeshje kanë filluar me vonesë është se të gjitha skuadrat së bashku me shoqatën e lojtarët profesionist në Itali kanë vendosur që të solidarizohen me kolegët e tyre të Parmas.

E gjithë kjo është bërë pasi Parma nuk është duke i zhvilluar dy ndeshjet e fundit shkaku se lojtarët nuk janë paguar qe shtatë muaj.

Çështja  e Parmas pritet të zgjidhe brenda kësaj jave.n