Pse mungon Xhevdet Shabani te Drita?

Sot, kampioni aktual i Kosovës, Drita ka filluar përgatitjet për sezonin e mbetur pranveror, ka njoftuar faqja e klubit.

Të pranishëm në stërvitje ishin të gjithë futbollistët, në përjashtim të Xhevdet Shabanit, që pritet ti bashkohet grupit gjatë këtyre ditëve, transmeton Gazeta Olle.

FC Drita më 23 janar fazën përgatitore do ta vazhdojë në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë dy javë dhe ku janë planifikuar edhe tri ndeshje miqësore në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror në Superligë.