“Pse kjo urrejtje ndaj Flamurtarit”

Sulmuesi i njohur, Faton Zjenullahu, është kthyer në Flamurtar vitin e shkuar dhe me këtë skuadër është duke të kthehet në Superligë. Ai çuditet se si e gjithë kjo urrejtje kundër skuadrës së tij në këtë kampionat.

Sipas Zejnullahut klubi është forcuar shumë më lojtarë dhe ka edhe paga të rregullta.

“Flamurtari është ekip shumë i organizuar këtë vit i ka te gjitha kushtet për të luajtur në Superligë. Ka kryesi të organizuar ka lojtarë shumë të mirë. Kemi bërë përforcime në të gjitha repartet. Kemi marr tre lojtarë nga Shqipëria që kanë luajtur te Vllaznia. Kemi ofruar edhe lojtarë nga Superliga si Visar Zogiani, Fidan Hasani, Mertion Mehmeti, Mërgim Boshnjaku dhe kemi trajner që ka drejtuar skuadra në Superligën e Shqipërisë”, ka thënë Zejnullahu për Gazetaolle.com.

“Me një fjalë ne jemi klub shumë i organizuar. Nuk e di kujt është duke i penguar dhe pse po flasin keq kundër nesh. Po të ishte ashtu nuk do të humbitnim në barazh dy herë kundër Dritës. E dimë të gjithë se si kanë ndodhur ato humbje”.

“Fjalët e të tjerëve nuk do të na ndalin drejt rrugës tonë për të shkuar në Superligë”, ka nënvizuar Zejnullahu.