Pse Feronikeli ndodhet para Hajvalisë në tabelë?

Feronikeli dhe Hajvalia kryesojnë renditjen e Superligës me nga 38 pikë, pas javës 21 të Superligës.

Feronikeli është i pari, pavarësisht se pikët dhe goldallimi janë të njëjtë.

29-18 është goldallimi i kampionëve në fuqi, kurse 25-14 i skuadrës nga laralagjja e Prishtinës.

Sipas rregullores së garave, dallimin e bënë skuadra që ka shënuar më shumë gola, në këtë rast Feronikeli, shkruan Olle.

‘Përcaktimi i renditjes tabelare të ekipeve të Superligës pas 22 xhirove bëhet si vijon: Nëse ekipet janë plotësisht të barabarta në tabelë, atëherë nuk zhvillohet ndeshja përcaktuese (suplementare) por merret parasysh goldallimi ı përgjithshëm (golat e shënuara dhe të pranuara gjatë 22 xhirove). Nëse edhe kjo është e barabartë atëherë përfiton ekipi që ka shënuar më shumë gola’, shkruan në nenin 64 të Rregullores së Garave.

Renditja do të mbetet e njëjtë edhe pas fazës së dytë, nëse të dyja skuadrat fitojnë ndeshjet e ardhshme me goldallim të njëjtë, ose edhe nëse të dyja barazojnë ose humbin.

Në këtë rast, skuadra që del e para në tabelë, përfiton goxha shumë, pasi takimin e fundit të kampionatit e luan në shtëpi, dhe e pret pikërisht vendin e dytë, që përfundon në renditje pas fazës së dytë.

Në fundjavë luhet java e fundit e fazës së dytë, ku më pas përcaktohet orar i ri sipas sistemit të Bergerit. /Olle