Protesta e ‘Forcës’ kundër kryetarit të klubit (VIDEO)

Tifozët e klubit të Vushtrrisë, Forca, sot për herë të dytë kanë protestuar për largimin e kryetarit të klubit, Agron Selimi.

Dhjetëra të tillë marshuan nga Sheshi ‘Adem Jashari’ për në stadium, për të kërkuar largimin e tij.

Në stadium ata ndalën edhe stërvitjen e skuadrës, e cila ka mbetur kryesisht me juniorë.

Tribuna Channel sjell pamjet e protestës.