Procedurë disiplinore ndaj Lecit, pritet dënim i rëndë

Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta dënojë ashpër Liridon Lecin.

Komisioni Disiplinor ka treguar në detaje ngjarjen pas ndeshjes Drita-Trepca ’89, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë nga FFK.

“Ndaj lojtarit të KF “Drita”, Liridon Leci me nr lic 13 dhe nr ID 000540M85 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes derisa zyrtarët e ndeshjeve shkonin në zhveshtore në hyrje të korridorit, lojtari i sipërpërmendur fyen dhe kërcënon gjyqtarët,  ku edhe  tenton ta kapë për dore gjyqtarin anësor G.Hyseni, por ky  i shmanget kontaktit.

Më pas lojtari në fjalë fillon të ofendojë me fjale me banale në prani të gjyqtarëve.

I njëjti ka sulmuar edhe lojtarin kundërshtar me nr 7 H. Hyseni, duke e goditur me grushte disa herë në fytyrë dhe si pasojë ky i fundit ka  lëndime të dukshme në fytyrë, në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89, e zhvilluar në Gjilan me datë 21 .04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”,thuhet në vendim.