Problemi i madh i Feornikelit, ja pse drenicasit nuk po mund të futen në luftë për titull

Feronikeli edhe pse po e ka rastin që të futet në ‘luftën’ për titull, ata nuk po arrijnë ta bëjnë këtë.

Skuadra e Ismet Munishit ka një problem të papërmirësueshëm edhe pas gjashtë javësh.

ffk

Ata nuk po arrijnë të fitojnë asnjë ndeshje si mysafirë, shkruan GazetaOlle.com.

Humbje me Dritës (1:0), me Lirinë (1:0) dhe barazim me Vllazninë e fundit n renditje (0:0).

feronikeli

Këto janë rezultatet e arritura në pranverë si mysafirë, që vazhdojnë ta mbajnë plotë gjashtë pikë larg kreut.

Madje ata nuk kanë arritur ta shënojnë ende asnjë gol si mysafirë.

Kjo një gjë e pafalshme për një skuadër që pretendon titullin, duke menduar që edhe nga lufta për Kupë janë eliminuar që moti.

feronikeli

Munishi ka një detyrë të madhe para vetës, që ta zhbllokojë skuadrën nga ndeshjet si mysafirë. /Gazeta Olle/

renditja java 24