Probleme për Strakoshen, humbet ndeshjen e rëndësishme

Skuadra e Lacios së fundi bëri një ndeshje të çmendur ndaj Atalantës në Serie A  duke barazuar rezultatin në 3:3 nga disavantazhi prej tre golash.

Por skuadra nga Roma ka marr një lajm aspak të mirë pas këtij takimi, përcjellë Gazeta Olle.

Portieri shqiptar, Tomas Strakosha ka pasur një problem në bërryl dhe ka zhvilluar një vizitë mjekësore për të kontrolluar gjendjen e tij.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Strakosha do të ketë përsëri kontrolle më të detajuara por mund ta humbet ndeshjen e Ligës së Evropës në mënyrë që mos të rrezikohet diçka më shumë.