Probleme mes vendorëve dhe të huajve te Prishtina

Problemet në basketbollin e Kosovës, nuk kanë të ndalur.

Filluan me Trepçën dhe Pejën, përderisa nga problemet të cilat e kanë kapluar basketbollin e Kosovës, nuk ka shpëtuar së fundi, as Sigal Prishtina.

Sporti në KTV mëson se në klubin prishtinas atmosfera nuk është aspak e mirë ndërmjet lojtarëve vendorë dhe atyre të huaj dhe një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës.