Probet Prishtina fiton Kupën e Kosovës – Irma Konjusha MVP

Finalja e Kupës së Kosovës, do të hyjë në histori si një nga ndeshjet më të forta të zhvilluara në garat e femrave në basketboll.

Në finale të Kupës së Kosovës u takuan Prishtina dhe Penza. Kjo ndeshje shkoi në kohën shtesë – ku pamë dy ekipet të bëjnë ndeshje të shkëlqyeshme.

Deri në sekonda e fundit ndeshje është zhvilluar me rezultat të ngushtë mes Prishtinës dhe Penzës.

Madje, në sekondat e fundit Penza pati mundësi ideale të barazoj rezultatin dhe të shkojnë në kohën e 2-të shtesë mirë humbën këtë rast dhe Kupa e Kosovës i takoi, ProBet Prishtinës.

Në fund fitore shënoi ekipi i Probet Prishtinës ndaj Penzës, me rezultat 79-77.

Irma Konjusha është zgjedhur MVP e finales duke shënuar 36 pikë në finale të Kupës së Kosovës.

Nga radhët e Penzës më e mira ishte Saranda Daci duke shënuar 20 pikë. /Insporti.com