Shqiptari hyn në Premierligë

Futbollisti me prejardhja nga Prizreni, Almen Abdi, i thurën lavde nga portali zviceran, Blick, se edhe ai ka merita të mëdha që skuadra e Watfordit pas një kohe rikthehet në Premier League.

28-vjeçari, që luan sulmues-mesfushor, ka pasur një edicion të mirë dhe ka realizuar nëntë gola, që ka merita për suksesin e skuadrës së tij, e cila një javë pa përfunduar kampionati në Championship kryeson me 88 pikë, që praktikisht ka siguruar hyrjen në ligë. Abdi është i lumtur për këtë sukses dhe ende nuk po mund të besoj. Sipas tij, ka realizuar një ëndërr të madhe.

Futbollisti mezi pret të takohet me ekipet e mëdha, si: Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool etj. “Mbi të gjitha, Old Trafford në Manchester është tashmë i veçantë për mua”, tha Abdi.