“Pritje fantastike në Suharekë”

Ballkani i ka filluar të hënën stërvitjet ku prezent kanë qenë edhe përforcimet e bërë në afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Suhareka ka ambicie të mëdha këtë sezon dhe kërkon rikthimin në Superligë.

Njëri nga të afruarit është edhe sulmuesi Berat Hyseni që është shfaqur i befasuar dhe i lumtur me pritjen që i bën tifozët skuadrës.

received_1656687731058755

“Një pritje e mrekullueshme. Të them të drejtën nuk e kam pritur që tifozët do të jenë në shkallët e stadiumit. Ata do të jenë motivi ynë në rrugën që e kemi përpara, kthimin në Superligë”, ka thënë Hyseni për GazetaOlle.com.

“Kushtet për punë janë shumë të mira. Me kontingjentin që kemi besoj që do të futemi në Superligë direkt. Edhe në Kupë kundër Gjilanit do të luajmë për fitore, pasi një ndeshje ta mundëson këtë. Pastaj edhe luajmë si vendas dhe do të provojmë të fitojmë”, deklaroi Hyseni.

Ballkani ka nënshkruar me edhe Visar Berishën, Liridon Kukajn dhe Qëndrim Sejdiun. /Gazeta Olle/

26730925_2015525842018457_5538292487270601220_n