Pritje e madhe në Suedi për lojtarin e Prishtinës (FOTO)

Prishtina do të luajë kundër Norrkopingut në Suedi të enjten.

Klubi më i madh në vend ka rënë në një short të pamëshirshëm, pasi skuadra suedeze është ndër më të mirat e këtij vendi.

Prishtina do të pritet nga shumë tifozë shqiptarë që jetojnë në këto anë.

pefqei

Tashmë përgatitjet kanë filluar dhe familjarët e Mërgim Pefqelit vetëm se janë pajisur me rekuizitat bardh e kaltër, shkruan GazetaOlle.com.

Njëri nga vëllezërit e tij jeton në Suedi.

Pefqeli

Pefqeli edhe pse ka pasur lëndime sezonin e shkuar, ai ka qenë ndër më të mirët te Prishtina.

Sakrifica e tij  për fanellën bardhëekaltër në çdo ndeshje ka qenë e madhe.

pefqeli

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim sezonin e shkuar. /olle/

pefqeli

Pefqeli