‘Prishtinën mund ta mposhtim’

Skuadra e Pejës ndeshjen e parë zyrtare do ta nis në kuadër të SuperKupës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në ‘Karagaçi’ ditën e shtunë.

Alo-qendra e pejanëve Fisnik Rugova në një prononcim për GazetaOlle.com ka parashikuar një ndeshje të vështirë por jo edhe të pamundshme për të shënuar fitore.

“Pres një ndeshje të vështirë të shtunën pasi siç dihet Prishtinë është ekip edhe më i fort se vitin e kaluar, por edhe ne kemi mundësit tona për ta mposhtur çdo ekip.

Do të tentojmë ta bëjmë të shutnën në Kargaçi pasi ekipi është duke u përmirësuar nga dita në ditë dhe jemi të komponuar si ekip dhe besoj në fitore”, u shpreh Rugova.