Prishtinas, a jeni gati për turneun e lagjeve që nis sonte

Organizatori i shumë eventeve sportive, Fatos Dili, nuk ka të ndalur, përcjellë GazetaOlle.com.

Menaxheri i klubit të futsallit Prishtina, tashmë e ka bërë gati edhe turneun e radhës që do të njihet se ‘Starcard Turneu i Lagjeve’.

Ai në një prononcim për GazetaOlle.com pret që ky turne të shkoj sa më mirë.

Turneu në fjalë do të nis sonte në lagjen ‘Dardania’. “Sonte do te fillojmë turneun ne lagjen Dardania tek Kroi i Bardhë, ku do te jenë tetë ekipe të kësaj lagjeje që do të ndeshen njëra me tjetrën dhe në fund njëra nga to do te dal kampion i lagjes që do ta përfaqësoj lagjen ne raundin final ku do të takohet me fituesit e lagjeve tjera”, thotë Fatos Dili.

Turneu do te zgjasë afërsisht 1 javë ne gjashtë lokacione çdo dite me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Olle/

received_10156697874258641