Prishtina zyrtarizon përforcimin e parë

FC Prishtina ka goditur sot duke e bërë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bardhekaltrit e kanë sjell mesfushorin ofanziv të Skënderbeut, Blend Baftiu, shkruan Zëri.

Fituesi i Kupës së Kosovës e ka prezantuar sot përforcimin e ri në zyrat e klubit, ndërsa ish-futbollisti i Ramiz Sadikut ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Baftiu tha se ndihet i lumtur që iu bashkua klubit më të madh kosovar, duke zbuluar se kishte edhe oferta tjera. Ai synon që në një të ardhme të afërt të bëhet lojtar i rëndësishëm i këtij klubi.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit u shprehën të kënaqur që i siguruan shërbime e këtij lojtari. Presidenti Remzi Ejupi theksoi se bëhet fjalë për një super-talent, nga i cili FC Prishtina pret shumë në të ardhmen. Gjithashtu, kreu i klubit paralajmëroi edhe përforcime tjera gjatë verës, për ta bërë ekipin edhe më të fortë, në sfidat e ardhshme që e presin.