Prishtina Volley më e mira ,13 fitore, vetëm 1 humbje

Ka përfunduar pjesa e rregullt e Superligës së Kosovës në volejboll për meshkuj, duke dhënë kështu përfundimisht katër skuadrat e para, që do të vazhdojnë kapitullin vijues të gjysmëfinales së përfundimtares.

Prishtina Volley doli bindshëm më e mira duke e mbyllur edicionin 2017/2018 në vendin e parë.

Prapa tyre mbetu Lubotenin, që në xhirot e fundit pësoi dy humbje befasuese nga Peja dhe Drenica.

Peja doli e treta, ndërsa Theranda e katërta.

Prishtina Volley udhëhiqet nga trajneri Xhavit Kajtazi.