Prishtina – Vëllaznimi, flasin Zhdrella e Kukaj

Prishtina po tenton ta harroj humbjen tupëruese kundër Hajvalisë (0:2), duke menduar në fitore për ndeshjen e ardhshme kundër rivalit të vjetër Vëllaznimit.

Edhe lojtarët që kishin deklarata të forta para ndeshjes kundër Hajvalisë kësaj radhe janë më përtok duke premtuar angazhim dhe fitore, duke mos e injoruar kundërshtarin.

Zhdrella: Vëllaznimi nuk nënçmohet

Zhdrella respekton kundështarin e radhës, ndërsa thotë se vetëm tri pikë kryejnë punë në këtë ndeshje. “Sa i përket ndeshjes me Hajvalinë ajo është e shkuar dhe e harruar ku besoj që thjeshtë e kemi pasur një ditë të keqe dhe ndeshja me Vëllaznimin nuk duhet nënçmuar kundërshtarin. Janë mjaft ekip i mirë, të fortë dhe ne jemi maksimalisht të mobilizuar që ndeshjes t’i hyjmë tre pikë”, ka thënë Mentor Zhdrella tre ditë para ndeshjesv për portalin e klubit ‘prishtinafc.com’.

Kukaj: Pikët me Vëllaznimin jetike  

Kukaj kërkon vëmendje ndaj çdo kundërshtari dhe angazhim maksimal nga bashkëlojtarët. “Ndeshja me Hajvalinë është harruar pa marrë parasysh që për ne ka qenë një humbje mjaft e hidhur për neve. Por, tani e kemi ndeshjen me Vëllaznimin, dhe jo vetëm Vëllaznimin, por ne asnjë skuadër nuk do ta nënçmojmë, përveç se përballjes duhet edhe do t’i hyjmë vetëm për fitore, po e potencoj, pa e nënçmuar as Vëllaznimin e asnjë kundërshtar tjetër me radhë që na bije të ndeshemi. Pra, tre pikët me Vëllaznimin për ne janë jetike, por besoj që me qasjen maksimale të ne futbollistëve, në përballjen e së dielës do të dalim fitues”, ka thënë Liridon Kukaj, i cili mbetet i dyshimtë për ndeshjen me Vëllaznimin.