Prishtina udhëtoi për në Gjermani

Ekspedita e Prishtinës ka udhëtuar sot për në Hannover të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në disa turne të futbollit të vogël.

Prishtinën në Gjermani e pret trajneri i saj, gjermani, Lutz Lindemann, shkruan “prishtinafc.com”, raporton Gazeta Olle.

Me skuadrën kanë udhëtuar, dy trajnerët, Sami Sermaxhaj e Fadil Berisha, si dhe menaxheri, Arsim Thaqi dhe 16 futbollistë, Alban Muqiqi, Visar Bekaj, Ardit Nika dhe futbollistët, Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Shend Kelmendi, Gentrit Dumani, Genc Hamiti, Basit Abdul Khalid, Gauthier Mankenda, Agon Xhaka, Blend Baftiu, Granit Jashari, Kastriot Selmani, Arbër Hoxha dhe Bleon Sekiraqa.

Në Gjermani, skuadrës i bashkohet edhe futbollisti, Beqir Vatovci, i cili gjatë verës ishte në prova te Prishtina.