Prishtina tronditet pas fitores së madhe ndaj 89-shit

Mentor Mazrekaj para ndeshjes me Trepçën ’89, në udhëtim e sipër dhe para ndeshjes pati probleme shëndetësore, kishte të vjella, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

“Pas kontrollit mjekësor u konstatua se i kishte shpërthyer zorra qorre dhe me urgjencë është operuar.

Operimi ishte i suksesshëm dhe tani “Menqa” po ndjehet mirë dhe sot pritet të dal nga Spitali Amerikan, aty ku edhe është operuar.

Mazrekaj do të mungoj të paktën tre javë ditë.

Por, edhe stinori vjeshtor do të jetë shumë diskutabil.

Sidoqoftë, Mazrekajt i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të kthehet sa më parë në seancat stërvitore”, njofton faqja e Prishtinës.

Ky është një lajm shumë i keq për Prishtinën.

Kjo pasi që Mazrekaj ka qenë lojtari kryesor i bardhekaltërve këtë sezon.

IMG_0082