Prishtina sot rinis përgatitjet

Pas 10 ditësh pushim, Prishtina sot rifillon përgatitjet për edicionin e ri të Vala Superligës.

Ata pushuan shkaku i ndeshjes me Norrkopingun në Ligën e Evropës.

“Pas ndeshjes kualifikuese në UEL me Norrkoping, skuadra ka pushuar për dhjetë ditë dhe sot rinis sërish punën. Nga ora 17:00 në Kastriot fillon puna e fazës së dytë – të fundit përgatitore para fillimit të kampionatit që nis më 19 gusht”, shkruan Prishtina në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Mbetet të shihet nëse në përgatitjet e skuadrës do të paraqitet ndonjë përforcim i ri.

prishtina norrkoping prishtinanorrkoping prishtina prishtina