Prishtina reagon pasi disa klube ia mbyllën dyert

Prishtina ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin e Besës. Kjo për faktin se stadiumi në kryeqytet është duke u rinovuar, teksa terrenet e rivalëve nuk i janë lëshuar.

Kështu të paktën ka shkruar faqja e Prishtinës. Në njoftimin e klubit thuhet se Prishtinës i janë mbyll dyert.

“Në kohët e vështira e pa kulm mbi kokë, FC Prishtinës iu mbyllen dyert në disa stadiume për t’i zhvilluar ndeshjet. Stadiumet e skuadrave lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin) si dhe mbyllja e dyerve nga Feronikeli, skuadra ka kërkuar fushë jashtë regjionit të Prishtinës. Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Kësisoj, Prishtina ndeshjen e së dielës ndaj Llapit e luan në Pejë.