Prishtina-Qemail Elshani, kush e ka pritur këtë?

Njëri prej futbollistëve më të mirë dhe të respektuar në futbollin e Kosovës, Qemail Elshani, nuk e ka nisur mirë aventurën e tij të Prishtina, pasi deri me tani më shumë nuk ka luajtur se sa që ka qenë në fushë.

Së fundmi ai mungoi në ndeshjen kundër Drenicës dhe nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për takimin kundër Gjilanit të dielën.

Në një prononcim për Infokusin, Elshani tregon arsyet se pse nuk është duke luajtur. “Kam qenë i ftohur dhe nuk kam qenë i gatshëm ta ndihmojë ekipin kundër Drenicës. Ende nuk jam shëruar, por jam duke stërvitur dhe është trajneri ai që vendos se a do të luaj apo jo. Secili trajner e ka filozofinë e tij dhe vendimet e tyre unë do ti respektoj. Gjithsesi më e rëndësishme është që Prishtina ti kthehet fitores dhe të mbetet në Superligë se sa unë të luaj, por unë do të jap më të mirën time që ta ndihmojë ekipin që të mbetet në Superligë dhe të fitojë edhe Kupën e Kosovës”, u shpreh Elshani.

Elshani, gjatë verës kaloi nga Feronikeli në Partizan të Shqipërisë, por pas dy jave qëndrimi në kryeqytetin shqiptarë, ai u kthye në Kosovë dhe nënshkroi me Prishtinën.

Ndryshe, Elshani ka fituar gjithçka në futbollin e Kosovës me fanellën e Feronikelit dhe gëzon një respekt të madh në Drenas