Prishtina prezanton edhe sulmuesin Ahmed Januzi

Përveç Armend Dallkut dhe Debatik Currit te Prishtina do të zbarkojë edhe sulmuesi i njohur vushtrrias Ahmet Januzi.

Ish sulmuesi i Kombëtares që ka bërë karrierë te Besa e Kavajës dhe FC Vorskla Poltava do të prezantohet sot te Prishtina, bëjnë të ditur burime të Gazetaolle.com brenda klubit.

Prishtina është duke ndërtuar një skuadër të fortë për vitin e ardhshëm ku do të luftojë për titull dhe dalje në Evropë.

Përforcimet e tjera priten të jenë edhe Mërgim Pefqeli, Lorik Maxhuni dhe Liridon Leci. /olle/