Prishtina po bëhet me qendër madhështore sportive

Klubi i futbollit, Prishtina, ka prezantuar projektin për qendrën moderne stërvitore.

Përmes një njoftimi për media, FC Prishtina ka paraqitur imazhe se si do të duket qendra e re moderne.

Njoftimi i plotë i klubit:

“Nesër përurimi i fillimit të punëve të qendrës stërvitore

Kompleksi i klubit do të ndërtohet në Bërnicë

Prishtinë, 12 shtator 2019 – FC Prishtina ka nderin dhe kënaqësinë që nesër, e premte – 13 shtator, ora 16:00, të pres të ftuarit dhe mediet në përurimin e fillimit të punimeve të qendrës sportive të FC Prishtina në Bërnicë (rruga nga Bardhoshi afër qendrës së panairit)”.