Prishtina, ‘Plisat’, Barcelona, Kosova, Shqipëria…ju flet Besnik Canolli (2Po2)

Jemi mësuar të presim prej tij vetëm hite. Bëhet fjalë për reperin e njohur shqiptar, Besnik Canolli, apo siç njihet nga të gjithë si 2po2.

Ai është edhe një tifoz i zjarrtë i sportit e në veçanti i futbollit.

Reperi shqiptar në një intervistë për GazetaOlle.com e ka treguar anën sportive.

“Nuk është se kam shumë kohë për të shikuar sport, por ndeshjet e ekipit tim të preferuar Barcelonës i shoh gjithmonë”, u shpreh fillimisht Besnik Canolli për ‘Olle’.

2po2 vjen nga Prishtina, madje i ka kushtuar edhe këngë kryeqytetit duke treguar se është “Plis”, (tifoz i zjarrtë i ekipeve të Prishtinës).

“Në Kosovë natyrisht se skuadra e zemrës është Prishtina dhe shpresoj që me kohë do t’i kthejmë dinjitetin këtij ekip e këtij qyteti”, potencoi Besniku.

10593031_10152680581352472_8316346080373464177_n

 

Reperi i njohur shqiptar në shumë raste ka lobuar edhe për futbollin e Kosovës rreth pranimit në FIFA dhe UEFA, me të drejta të plota.

“Kam ndihmuar futbollin e Kosovës brenda mundësive të mija me kontaktet që kam dhe kuptohet që pranimi i Kosovës në këto institucione më ka gëzuar jashtë mase pasi tashmë të rinjtë e Kosovës, kanë mundësinë ta përfaqësojnë vendin e tyre dhe t’i shfaqin talentin e tyre individual para syve të botës si të barabartë me vendet e tjera”, potencoi artisti i mirënjohur shqiptar.

besnik

Besniku ka folur edhe për skuadrën e preferuar ndërkombëtare dhe lojtarin e preferuar shqiptar dhe i huaj.

“Barcelona është ekipi i zemrës derisa Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Prej shqiptarëve më pëlqen Xherdan Shqiri, është Messi jonë”, përfundoi Besniku.

2po2

Të kujtojmë që 2po2 është tifozë i flakët i Kombëtares Shqiptare, dhe Përfaqësueses së Kosovës ku shumicën e ndeshjeve i ka ndjekur edhe nga afër. /Gazetolle.com

Kënga kushtuar Prishtinës dhe Plisave

loading...