Prishtina pjesë e Kupës Ballkanike, zbulohet orari dhe rivalët

Ekipi i Prishtinës në volejboll do të jetë pjesë e Kupës Ballkanike – BVA Cup 2019 për meshkuj.

Klubi i volejbollit Prishtina Volley M nga Prishtina ka udhëtuar sot në qytetin e Strumicës për të marrur pjesë në Kupën Ballkanike të klubeve e cila zhvillohet nga data 2-4 Tetor 2019.

Në këtë garë përveq Prishtinës marrin pjesë edhe ekipi nikoqir OK Gio Strumica dhe ekipi turk Tokat Belediye Plevne.

Orari i ndeshjeve:

Prishtina Volley – Tokat Belediye (Turqi), 2 tetor nga ora 18:30.

Prishtina Volley – Gio Strumica (Maqedoni Veriore), 3 tetor nga ora 18:30.

Tokat Belediye – Gio Strumica, 4 tetor nga ora 18:30.