Prishtina në pritje të shortit të Ligës së Evropës, këta janë kundërshtarët

Sot në Nyon të Zvicrës nga ora 13 hedhet shorti i raundit preliminar të UEFA Evropa Ligës ku merr pjesë Prishtina dhe 13 skuadra tjera.

14 skuadrat janë të ndara në dy grupe sipas koeficientit të ndara në dy grupe, bartëse dhe jobartëse.

Prishtina është skuadër jobartëse dhe siç iu kemi njoftuar më gjerësisht mund të ndeshet me njërën prej 7 skuadrave siç janë Birkirkara (Maltë), Trakai (Lituani), Europa (Gjibraltar), B36 Torshavn (Ishujt Faroe), Folgore (San Marino), Bala Town (Uells) dhe Gzira (Maltë).

prishtina

Në skuadrat jobartëse bëjnë pjesë Cefn Druids (Uells), Santa Julia (Andorrë), KI Klasvik (Ishujt Faroe), St Josep’s (Gjibraltar), Engordany (Andorrë), Prishtina dhe Tre Fiori (San Marino).

FC Prishtinën në shortin e sotëm e përfaqëson menaxherja e marketingut, Shkenca Goçi.