Prishtina në mesin e 16 skuadrave më të mira

Z Mobile Prishtina ka siguruar kualifikimin në rundin elitë dy ndeshje pa përfunduar faza e grupeve.

Kosovarët fituan në Lituani kundër skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 73-92 në ndeshjen e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 41-46 në favor të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Edhe në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ishte më e mirë.

AJ Davis ka qenë më i miri te Prishtina me 26 pikë të shënuara ndërsa Demario Mayeld ka shtuar 10 pikë të tjera, duke shtuar edhe 7 kërcime e 6 asistime në llogari të tij.

Amerikani Brandon Young me 17 pikë ka qenë më ekasi te ekipi ukrainas, që pas kësaj humbjeje nuk ka gjasa të arrijë kualikimin, pasi që ka humbur në të dyja përballjet prej Prishtinës.

Me këtë fitore, Prishtina siguron vendin e dytë me tri fitore dhe një humbje ndërsa në dy ndeshjet e fundit do të luftoj për vendin e parë që e mban Bakken Bears.