Prishtina ndërron tapetin pas 50 vitesh

Skuadra sot mban treningun e fundit në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Për herë të fundit fusha më se 50 vite e shtruar, do të shkelet nga futbollistët e Prishtinës.

Në ora 18.00, do të zhvillohen treningu i fundit, para se, me gjasë të madhe, të zhvendosjes së tapetit të gjelbër natyral të stadiumit. Fushë kjo, që “ka duruar” më shumë se 50 vite, të reshura të shiut e borës edhe kur janë zhvilluar ndeshje historike të klubit.

Tapet, që kanë shkelur futbollistë të mëdhenj shqiptar, ish-jugosllav e me famë botërore. Kjo fushë ka qëndruara me vite të tëra, por kujdesi ndaj saj nuk ka munguar asnjëherë dhe shpresojmë të vazhdojë të qëndroj si deri tani edhe në ndonjë fushë tjetër që do të vendosej.

Stadiumi i qytetit ka filluar ndërtimin në vitin 1951, ndërsa nga viti 1953 është në shërbim të klubit. Por, infrastruktura e saj fizike ka ndryshuar shumë herë nga ajo kohë, por jo edhe bari i fushës.

Ndërsa, nga nesër (09.30), skuadra transferohet në stadiumin e Flamurtarit deri më 27 korrik kur do të vendoset jashtë vendit në fazën e dytë të përgatitjeve.