Prishtina e ‘rrëmben’ Atdhe Grajçevcin

Reagon me transfere edhe klubi më i madh në vend, Prishtina. Talenti i KEK-ut, Atdhe Grajçevci, ka arritur marrëveshje me skuadrën ‘bardhekaltër’.

Grajçevci (16) i cili aktivizohet si mesfushor-sulmues, në ditët në vijim do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare vjeçare. Marrëveshja është arritur sot gjatë një takimi që lojtari dhe ndërmjetësi Gëzim Mehmeti, e kanë pasur sot me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi. “Jam shumë i kënaqur për arritjen e marrëveshjes. Kemi pasur edhe disa mundësi të tjera, por i kemi besuar Remzi Ejupit, i cili është i vetmi që arritur të dërgojë në prova, lojtarë edhe te Borussia e Dortmundit. Me të filluar përgatitjet, Atdheu do ti bashkohet ekipit”, ka thënë Gëzim Mehmeti për Gazetaolle.com.

Grajçevci edhe edicionin e kaluar u stërvit me Prishtinë, por për shkak të konkurrencës së madhe u rikthye të KEK-u në mënyrë që të aktivizohet më shumë. Ndërkohë, Mehmeti njofton se Ejupi i ka kërkuar që të emërohet skaut i Prishtinës. Ai më parë ka ndërmjetësuar në kalimin e Argjend Malajt e Armend Thaqit te ky klub.

Prishtina drejtohet nga trajneri i mirënjohur, Ramiz Krasniqi.