Prishtina merr Rijat Shalën, provohen disa lojtarë

Prishtina në ndeshjen miqësore sot kundër 2 Korikut ka provuar disa lojtarë, ndërsa më i njohuri është Rijat Shala.

Siç mëson GazetaOlle.com, futbollisti që ka bërë karrierë në disa skuadra si Grasshoppers, Salernitana, Foggia, Cagliari, Novara, Lugano, Teuta dhe Vllaznia brenda disa ditësh do të nënshkruaj për klubin më të madh në vend.

Me Shalën për Prishtinë sot u paraqitën edhe lojtarët që ishin në prova te Liria, si portieri Marcos Berna, Ranieri Melo dhe Dino Agueirre.

Për bardhekaltërit u paraqitën edhe malazezi Milosh Miloviç dhe koraeanët Daesung Park, Jung Cho dhe Kim Namgun.