Prishtina me miqësore përgatitet për Ferizajn

Prishtina që i është kthyer fitoreve kundër Trepçës, ndërsa para ndeshjes me Ferizajn në fundjavë, pritet të luaj një ndeshje miqësore me Ulpianën e Lipjanit.

Ndeshja do të luhet të mërkurën në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ndërsa fillon në ora 14:00.

Në këtë ndeshje pritet që trajneri Bylbyl Sokoli të provoj formën e disa lojtarëve që nuk kanë bindur kohën e fundit.

Prishtina edhe para fillimit të kampionatit kishte zhvilluar ndeshje miqësore me Ulpianën dhe kishte fituar 1:0 me golin e Betim Haxhimusës.