Prishtina me këmbëngulje kërkon fitore ndaj bullgarëve

Sigal Prishtina, kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike, do të luftojë me të gjitha forcat për të shënuar fitore ndaj ekipit nga Bullgaria, Beroe e Stara Zagorës, në ndeshjen e grupit A të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltrit janë mirë të përgatitur dhe e njohin mjaft mirë kundërshtarin, kështu që shpresojnë të dalin triumfues, në ndeshjen që do të luhet sonte në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Granit Rugova, basketbollist i Sigal Prishtinës, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se kjo sfidë është shumë më rëndësi dhe nuk lejohet asnjë gabim qoftë më i vogël, sepse fitorja ka vlera të shumëfishta. “Ndeshja është shumë më rëndësi dhe për atë edhe hyjmë për të shënuar fitore. Besoj shumë në bashkëlojtarët e mi se do të ia dalim këtij qëllimit”, tha Rugova.

Bardhekaltrit kanë dy ndeshje me pak të zhvilluara dhe tash për tash janë vend të fundit (i gjashti) me 8 pikë, gjashtë me pak se lideri Kumanova që ka dy ndeshje me shumë. Prishtina deri më tash gjashtë herë është takuar me ekipin bullgarë dhe pesë herë e ka mposhtur dhe ka pësuar vetëm një herë.

Në bazë të statistikave, Prishtina është favoritë i madh, pasi që tradita është në anën e tyre. “Beroe kanë ekip të mirë dhe numër të madh të lojtarëve. Ekip e shpejtë atletike, por ne me një angazhim maksimal do të arrijmë t’i ndalim dhe të fitojmë”, theksoi ai.

Prishtina ka dy ndeshje me pak, a mendoni se do të arrini në katër vendet e para? “Synimi ynë është katër vendet e para dhe të kalojmë grupin.  Besoj se do të arrijmë këtë qëllim. Jemi të kompletuar, stërvitjet po shkojnë mirë dhe jam shumë optimistë se do të fitojmë”, ka thënë Rugova. Beroe deri më tash ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe renditet në vend të katërt me 11 pikë të tubuara. Sigal Prishtina në vitin 2017 ka bërë ndryshime në përbërje me lojtarë të huaj dhe vendorë, ndërsa pozita e kryetrajnerit ende ka mbetur e pambuluar pas largimit të Jeronimo Sarin, ndërsa ndeshjet do të udhëhiqen nga ndihmësit, Arben Nixha e Andin Rashica. Me ndryshimet në përbërje dhe me mobilizimin në të gjitha aspektet, pritet që skuadra nga kryeqyteti të startoj në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit.

Loading...