Prishtina me fat në shortin e Ligës së Evropës

Ishte në vazon e parë andaj edhe është pritur një kundërshtar më i lehtë për Prishtinën në Evropa Ligë.

“Bardhekaltërtit” do luajn dy ndeshje ndaj skuadrës së Gjibraltarit, St Joseph’s, shkruan GazetaOlle.com.

Këta të fundit në Evropë kanë dalur vetëm në dy vitet e fundit, njësoj si Prishtina por që nuk kanë rezultate aspak pozitive.

Skuadra St Joseph’s përbëhet me futbollist gjysëm profesionistë andaj fitorja e Prishtinës në dy takimet nuk duhet të diskutohet.

Kujtojmë se me 27 qershor do zhvillohet ndeshja e parë në Fadil Vokrri mes dy skuadrave kurse ajo e kthimit mbas pesë dite në Gjibraltar.

/GazetaOlle