Prishtina mbetet pa kryesi? (FOTO)

Tifozët prishtinas “Plisat” në faqen zyrtare të tyre kanë njoftuar se KB Sigal Prishtina ka mbetur pa kryesi.

Deri në themelimin e një kryesi të re, sipas Plisave, i mbetet Shkelzen Fetiut qe ta udhëheq klubin, shkruan Zëri.

“Klubi i KB Prishtina, mbetët pa kryesi deri në themelimin e një kryesie të re. I mbetet Shkelzen Fetiu ta udhëheq klubin.”

Një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar asnjë zyrtar i skuadrës së Prishtinës.

Të kujtojmë se kohëve të fundit Plisat ishin kundër transferimit në Prishtinë  të Drilon Hajrizit nga ana e klubit bardh e kalter.

prishtina 99