Prishtina mbetet e vetmuar

Dje me humbjen e Besës nga Flamurtari me rezultat 4:0 mund të thuhet se skuadra pejane me shumë gjasa nga viti i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Kjo për Besën do të thotë shumë, ngase do të ishte hera e parë që bie nga liga që nga mëvetësimi i futbollit të Kosovës në vitin 1991.

Në fakt, kjo bënë që e vetmja skuadër që nuk ka rënë ende nga elita e futbollit tonë të mbetet Prishtina.

Edhe Drenica nuk ka rënë nga elita, por është futur në sezonin 200o/2001, pasi kishte munguar të parin.

Skuadra me emër si Vëllaznimi, Liria dhe Trepça, kanë rënë shumë herë nga elita.