Prishtina mban stërvitjen e radhës, por ajo çfarë ka bërë Mankenda është e veçantë

Prishtina ka vazhduar me seancën stërvitore të radhës para ndeshjes me Feronikelin.

Tashmë pas një jave pushimi për Prishtinën, sfida e radhës për ta do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështir, shkruan Gazeta Olle.

Në stërvitjen e sotme në stadiumin e 2 Korrikut, prezent ishin pothuajse gjithë futbollistët.

Kurse sulmuesi nga Kongo, Gauithier Mankenda ka ndërruar rolet.

Sulmuesi i krahut, ka provuar vetën edhe në portë.

Ai në fotot e publikuara nga faqja zyrtare  e Prishtinës shihet duke mbrojtur disa goditje të futbollistëve të tjerë të skuadrës.

Fotografia e FC Prishtina