Prishtina kthehet pas një viti e gjysmë

Amir Prishtina kishe debutuar në Superligë me Trepçën në një moshë majftë të re dhe me lojë të mira kishte fituar zemrat e tifozëve. Ai pësoi një lëndim të rënd, por nuk është dorëzuar, për tu kthyer pas një viti e gjysmë.

“Jam rikthyer pas një lëndimi të gjatë që për një vit e gjysmë më ka lënë jashtë fushës. Gjatë kësaj peridhe kam kaluar nëpër një fazë të vështirë, por me ndihmën e zotit kam arritur të rikthehem përsëri dhe tani jam duke u stërvitur individualisht që të rikthej formën qe e kam pasur para lëndimit”, tha Prishtina për Gazetaolle.com

Prishtina së fundmi ka qenë pjesë e Trepçës, ndërsa nuk beson që do të vazhdojë me këtë skuadër. Ai është në pritje të ofertave, ndërsa preferon të luan në Superligë, por edhe në Ligën e Parë nëse ka ndonjë ofertë të mirë nuk do ta refuzonte.

prisht