Prishtina kthehet në shtëpi, kërkon trofeun e 10-të të Superkupës

Përderisa Drita nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e Superkupës dhe e kërkon të parin, Prishtina do ta kërkojë trofeun e 10-të të Superkupës në histori.

Klubi kryeqytetas u kthye në shtëpi pas dy vitesh mungesë edhe pse në ndeshjen e së hënës do të jetë në cilësinë e mysafirit.

Image may contain: 3 people, indoor

Lojtarët janë parë të lumtur, ndërsa trajneri Mirel Josa e sheh si shumë të rëndësishëm këtë takim.

“Normalisht ndeshja ka rëndësi. Është një trofe në mes për tu luajtur nga të dy skuadrat. Do të mundohen të dy skuadra, si ne ashtu dhe Drita”.

Image may contain: 2 people, people sitting

“Për ne më shumë ka rëndësi pasi e kemi fushën tonë tashmë, do të luajmë këtu për tërë vitin e ardhshëm. Urojmë që takimi qasje të mirë në lojë”, ka deklaruar Josa. /Gazeta Olle/

Image may contain: 3 people, outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor