Prishtina kryefjalë e medieve angleze shkaku i Granit Xhakës

Graniti Xhaka është duke kaluar disa ditë pushime në Kosovë, para se të bashkohet me Arsenalin, për të nisur një aventurë të e në karrierën e tij.

Megjithatë, duke mos harruar rrënjët e tij dhe për të ruajtur pak veten në formë, Graniti është bashkuar në stërvitje me FC Prishtinën.

Gjithsesi, fotot e tij në stërvitje kanë habitur anglezët, aq sa The Sun shkruan: “Granit Xhaka, një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Arsenalit, rrezikon të acarojë trajnerin Arsen Wenger, pasi po stërvitet në vendlindje me Prishtinën”.

xhaka 1