Prishtina kompleton tripletën

Sigal Prishtina mbrëmë është shpallur për herë të tretë radhazi kampion i Superligës së Kosovës në basketboll.

Me titullin e mbrëmshëm ajo kompletoi tripletën për këtë sezon pasi më parë kisht fituar edhe Ipko Kupën e Kosovës, si dhe Ligën Ballkanike, transmeton Koha.net. Por, Sigal Prishtina thotë se ky sukses ka ardhur falë njerëzve që punojnë ditë e natë për të mirën e ekipit dhe të basketbollit.

“Edicionit të gjatë i erdh fundi. Shumë sakrifica, shumë sfida, shumë ballafaqime, por në fund shumë fitore. Tre trofe në një edicion, së pari IPKO Kupa e Kosovës, pastaj SIGAL Uniqa Balkan League dhe në fund Superliga e Kosovës. Këto suksese nuk u arritën rastësisht, por me punën e madhe të shumë njerëzve, të cilët pa reshtur ditë e natë punojnë për të mirën e Prishtinës, për të mirën e basketbollit”, shkruan Prishtina në faqen zyrtare në Facebook.

Mirëpo, sipas saj për këto padyshim se më meritorët mbesin, sponzorët, Plisat e sidomos lojtarët e trajnerët.

“Pa juve këto suksese nuk do të arriheshin, andaj urimet më të përzemërta shkojnë për ju”, thotë KB Prishtina.