Prishtina, klubi më i mirë kosovar në renditjen e UEFA-s

UEFA ka publikuar renditjen më të re të klubeve, pas mbylles së sezonit 2019 në garat evropiane.

Klubi me renditjen më të mirë në UEFA nga Kosova është Prishtina.

Kryeqytetasit ndodhen në pozitën 352 me koeficientin 1.75 pikë, shkruan Gazeta Olle.

Kampioni në fuqi, Feronikeli është në vendin 366 me 1.50 pikë.

Pas saj vjen Drita, që renditet në pozitën 370 me 1.50 pikë. Trepça ’89 ësht e 418-ta.

Renditjes së përgjithshëm i prinë Real Madridi me 134 pikë, e ndjekur nga Barcelona me 123.