Prishtina kërkon fitoren e dytë

Pas fitores së parë javën e shkuar, Sigal Prishtina kërkon edhe të dytën në Ligën Ballkanike. Bardhekaltrit të martën (sot) mbrëma luajnë kundër skuadrës nga Mali i Zi, Teodo.

Ndeshja zhvillohet në Prishtinë (19:00) dhe i takon xhiros së shtatë të Grupit A.

Aktualisht Sigal Prishtina zë vendin e fundit në tabelë me katër pikë të mbledhura, pas dy humbjeve dhe një fitoreje që e regjistroi ndaj Kumanovës (79:67).

Teodo është e dyta në tabelë me tetë pikë, sa i kanë edhe Beroe e Bashkimi në pozitat tre dhe katër. Grupit i prin Kumanova me 11 pikë.